Billie Eilish ishte personaliteti më i famshëm i vitit 2021 në Instagram. 20-vjeçarja siguroi dy vende në listën e postimeve më të pëlqyera të vitit 2021 në Instagram. Vendin e katërt e zuri me ndryshimin që e bëri në flokë dhe vendin e gjashtë me fotosesionin provokativ për Vogue.
Futbollisti Cristiano Ronaldo kryesoi këtë listë edhe këtë vit. Pas tij qëndronte këngëtarja Ariana Grande, me fotografitë e dasmës dhe pastaj e bukura Kylie Jenner me fotografitë për shtatzëninë e dytë.
Postimi i Ronaldos ku shfaqet pranë partneres së tij të shtrirë në shtrat teksa njoftuan se po bëhen prindër për herë të dytë, dhe fotografia e dytë ku shfaqen Ronaldo dhe katër fëmijët e tij duke u larë në vaskë, grumbulloi 32.3 milionë pëlqime. Ariana Grande zuri vendin e dytë me fotografi nga ceremonia e dasmës. Fotografitë grumbulluan 26.7 milionë pëlqime. Kylie Jenner renditet në vendin e tretë me 24.6 milionë pëlqime në postimin ku njoftoi për shtatzëninë e dytë.
Atletët duket se ishin goxha të popullarizuar këtë vit. Ylli Lionel Messi qëndroi në këtë listë tri herë. Ai zuri vendin e pestë, të shtatë dhe vendin e tetë në listë.
Fotografia e parë është ajo kur Messi nënshkroi me Paris Saint-Germainin, që grumbulloi 22.1 milionë pëlqime. Fotografia tjetër ishte kur ai mbante trofeun e Copa America, që grumbulloi 22 milionë pëlqime. Dhe postimi tjetër i tij është kur njoftoi për largimin nga Barcelona gjatë një konference për shtyp. Fotografia mori 21.2 milionë pëlqime.
Postimi që pozicionohet në vendin e nëntë për shkak të numrit të madh të pëlqimeve është ai i një sirene, asaj që njihet si Iron Shore Mermaid, duke e përshëndetur një vajzë. Ky postim mori 20.2 milionë pëlqime.
Dhe në fund renditet postimi i aktorit Tom Holland me të dashurën e tij Zendaya, të cilës i uroi ditëlindjen me një fotografi të veçantë. Postimi mori 19.6 milionë pëlqime./UBTNews