Portieri i Olympique Lyon, Anthony Lopes është larguar nga skuadra e Portugalisë për shkak të lëndimit, përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Turqisë.
Portieri i Wolverhampton Wanderers, Jose Sa mori ftesë për të zëvendësuar Lopes, tha Federata Portugeze e Futbollit të hënën.
Portugalia do të përballet me Turqinë të enjten në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës FIFA 2022 në Estadio do Dragao në Porto./UBTNews/