UBT News

Portugalia regjistron rritje të papritur të numrit të pacientëve në spitale

Numri i njerëzve në Portugali të shtruar në spital me Covid-19 është rritur në mënyrë dramatike dhe të papritur, me mbi 700 të shtruar, thënë ndryshe numri maksimal që nga muaji mars.

”Në terma përqindjeje, numri i pacientëve Covid-19 në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv është rritur shumë që nga muaji shkurt”, theksuan autoritetet shëndetësore.

Ka pasur 1 782 raste të reja dhe tetë vdekje dje, në vendin me një popullsi prej rreth 10,3 milionë banorë.

Varianti më i transmetueshëm Delta i virusit po përhapet me shpejtësi dhe përbën 90% të rasteve të reja.

Portugalia prezantoi edhe planet për një shtetrrethim 10-ditor gjatë natës për të luftuar rritjen e numrit të rasteve.

Ndërkohë në zonat e goditura më rëndë, përfshirë Lisbonën, banorët mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për një arsye të justifikuar midis orës 11:00 dhe 05:00, një masë që prek rreth 4 milionë persona.

Exit mobile version