Portugalia do t’i lehtësojë masat kundër COVID-19, kjo para se të vaksinohet 70 përqind e popullsisë së vendit deri në fund të kësaj vere, ka deklaruar Qeveria të enjten.
Kryeministri i vendit, António Costa, tha se këto masa e shënojnë fillimin e rrugëtimit të vendit drejt “lirisë totale”.
“Ky është momenti … kur ne mund të bëjmë një hap tjetër përpara,” tha Costa në një paraqitje televizive.
“Ne do të përpiqemi që ekonomia të lëvizë përsëri, në mënyrë graduale, në sinkron me ritmin e vaksinimit”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 5.4 milion njerëz ose 52% e popullsisë mbi moshën 16 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.
Kryeministri parashikon që 70% të njerëzve ta vaksinojë plotësisht brenda në gjashtë javësh, ndërsa deri në tetor mendon që do të vaksinohet 85% e popullit.
Ai ka bërë të ditur se do t’i kenë tri faza të lehtësimit të masave ku do të realizohen brenda tre muajve të ardhshëm, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.