Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra është mposhtur nga Portugalia me rezultat 3:0 në sete, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të CEV European League 2026 në Larisa të Greqisë.
Portugalia e dominoi setin e parë, duke e fituar me rezultat 25:13. Në setin e dytë, Kosova tregoi reagim më të mirë dhe qëndroi në lojë deri në momentet vendimtare, por përfaqësuesja portugeze arriti ta mbyllë edhe këtë pjesë me 25:20.
Në setin e tretë, Portugalia vazhdoi me ritëm të lartë dhe krijoi epërsi të hershme, duke e fituar 25:12 dhe duke e vulosur fitoren e përgjithshme 3:0.
Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në turneun e zhvilluar në Greqi, ku përfaqësuesja fitoi përvojë të vlefshme ndërkombëtare përballë kundërshtareve të forta në kuadër të European League 2026.
D.L
