UBT News

Portugalia më e fortë me kthimin e Pepe-s dhe Kansello-s

Portugal's Pepe, goalkeeper Rui Patricio and Cristiano Ronaldo, from left, line up before the World Cup 2022 group A qualifying soccer match between the Republic of Ireland and Portugal at the Aviva stadium in Dublin, Thursday, Nov. 11, 2021. (AP Photo/Peter Morrison)

Trajneri i kombëtarës së Portugalisë Fernando Santos ka marë lajme të mira në prag të përballjes me Maqedoninë, pas që në skuadër rikthehen Pepe dhe Kansello dhe që të dy futbollistët munguan ndaj Turqisë. Kansello tejkaloi pezullimin për shkak të kartonave, ndërsa Pepe kaloi izolimin nga Covid-19.

Sipas mediave në Portugali, në portën e Portugalisë do të mbetet Diego Kosta, ndërsa Pepe dhe Hoze Fonte do të jenë dyshje e qendërmbrojtësve, të ndihmuar në krah nga Rafael Guerrero dhe Kansello. Mediat portugeze konfirmojnë se vendasit do të jenë më të kujdesshëm, andaj do të luajnë në formacionin 4-4-2, në vend të formacionit ndaj Turqisë me 4-3-3.

Mefusha, ku Portugalia është më e fortë, do të nis nga Zhoa Mutinjo, që ka përparësi para Karvaljos dhe do të plotësohet nga Bernardo Silva dhe Otavio, duke lënë më shumë liri për Bruno Fernandezin që do të ndihmojnë dyshen e sulmit, Kristiano Ronaldo-Diego Zhota.

Natyrisht të gjithë dilemat, trajneri Santosh do të zbulojë pasi që Portugalia të zhvillojë stërvitjen e fundit.  Megjithatë, nuk duhet harruar se kombëtart nga Ballkani si Serbia, Kroacia, Shqipëria, madje edhe Bosnja e Hercegovina kanë shënuar rezultate pozitive në përballjet me Portugalinë. Kujtojmë se Maqedonia ka një barazim dhe një humbje në miqësoret ndaj portugezëve.

Exit mobile version