Portugalia do t’i jap fund gjendjes së jashtëzakonshme të premten, meqë vendi po i lehtëson masat antiCOVID. Këtë e konfirmoi presidenti Marcelo Rebelo de Sousa.
Gjendja e jashtëzakonshme u vendos në mes të janarit kur Portugalia ishte duke u përballur me rritjen më të madhe të infeksionit me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, Portugalia ka regjistruar 16 mijë e 970 raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 834 mijë e 991 raste me COVID-19./UBTNews