UBT News

Portugalia feston ‘ditën e lirisë’, jo më maska në Belgjikë

Në Portugali nis të shijohet ‘dita e lirisë’ pasi autoritetet kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të kufizimeve anti-COVID. Në shtetin ku është vaksinuar 85% e popullsisë rihapen edhe klubet e natës.

Në Belgjikë, po ashtu Komiteti Konsultativ ka vendosur që duke nisur nga 1 tetori nuk do të kërkohen më maskat në sektorin e shërbimeve dhe dyqane.

Klubet e natës dhe baret e argëtimit mirëpresin sërish klientë.

Nga ky muaj për të hyrë në Vatikan duhet të jeni të pajisur me një certifikatë shëndetësore që dëshmon se jeni të imunizuar nga COVID-19.

Banorët, punëtorët dhe vizitorët do të duhet të kenë  të ashtuquajturën “Green Pass”, që tashmë përdoret gjerësisht në të gjithë Italinë, një përjashtim do të bëhet për ata që marrin pjesë në meshë.

Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë nga ana tjetër, në orët e fundit të afatit ka bllokuar një plan qeveritar për t’i bërë vaksinat e coronavirusit të detyrueshme për punonjësit publikë.

Qeveria kishte planifikuar t’u kërkonte rreth 31.000 qytetarëve, përfshirë nëpunës civilë, policë dhe ushtarë që për të vijuar punën duhet të ishin të vaksinuar ose të shëruara nga COVID-19.

Exit mobile version