Portreti i reperit indigjen Baker Boy nga artisti Matt Adnate ka fituar çmimin e dhomës së paketimit në çmimin e përvitshëm Archibald për vitin 2024. Ky çmim përfshin një shpërblim prej 3000 dollarësh dhe nderon një portret të zgjedhur nga stafi i Galerisë së Arteve të Uellsit të Ri Jugor (AGNSW).
Juria vlerësoi portretin për aftësinë e tij për të kapur “shpirtrat e sjellshëm dhe të afërm dhe një zë të fortë indigjen përmes muzikës.” Adnate, një artist që filloi karrierën si grafist, u shpreh i emocionuar për suksesin e tij dhe e përshkroi këtë arritje si diçka që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë në adoleshencë.
Reperi Baker Boy, emri i vërtetë i të cilit është Danzal Baker, tha se ishte një nder të pikturohej nga Adnate, i cili e ka portretizuar atë disa herë gjatë shtatë viteve të fundit, përfshirë edhe kopertinën e albumit të tij debutues “Gela” të publikuar në 2021. Baker Boy vlerësoi aftësinë e Adnate për të treguar histori dhe për të kapur forcën dhe dobësinë në portretet e tij, duke theksuar se puna e artistit forcon zërat e atyre që ai pikturon.
Adnate triumfoi ndër 57 finalistët, gjysma e të cilëve ekspozohen për herë të parë në Archibald. Çmimi i madh prej 100,000 dollarësh i Archibald do të shpallet më 7 qershor 2024. Më shumë se gjysma e subjekteve të këtij viti janë profesionistë nga arti dhe media. Këtë vit, juria për çmimin e dhomës së paketimit përbëhej nga Timothy Dale, Monica Rudhar dhe Alexis Wildman, të zgjedhur nga 40 punonjës të AGNSW të ngarkuar me marrjen dhe trajtimin e 1,005 hyrjeve për çmimin Archibald.
Të enjten, finalistët u zbuluan për tre çmimet kryesore të AGNSW: çmimi Archibald për portret, çmimi Wynne për peizazh dhe skulpturë dhe çmimi Sulman për zhanrin dhe pikturën murale. Për herë të parë, artistët indigjenë tejkaluan në numër artistët jo-indigjenë në çmimin Wynne.
Të tre ekspozitat do të jenë të hapura për publikun në AGNSW nga 8 qershori deri më 8 shtator, përpara se të shkojnë në turne në rajone të zgjedhura në NSW dhe Territorin Verior./UBTNews/
Përkthyer nga Guardian, Dionesa Ebibi