UBT News

Portreti i rrallë i princeshës Diana shitet mbi 200 mijë dollarë

Një portret i rrallë i princeshës Diana u shit për më shumë se 200 mijë dollarë të enjten, dhjetë herë më shumë se çmimi i pritur, njoftoi të premten shtëpia e ankandit Sotheby.

Piktura në vaj është realizuar në vitin 1994 nga artisti i njohur amerikan, Nelson Shanks, tri vjet para vdekjes së saj. Ky portret pritej të shitej mes 15 mijë deri në 20 mijë dollarë, por u shit për 201 mijë e 600 dollarë.

Ai portret fillimisht qëndronte në Pallatin Kensington, por tani është në shtëpinë e saj stërgjyshore në Althorp në Northamptonshire./UBTNews

Exit mobile version