Një portret i pa parë kurrë më herët i Princeshës së ndjerë Diana u shfaq në shtëpinë e saj të mëparshme, përcjell UBT News.
Imazhi i mrekullueshëm bardh e zi që tregon profilin anësor të Princeshës së Uellsit është bërë nga fotografi i njohur i modës dhe portreteve David Bailey në vitin 1988 – gati një dekadë para vdekjes së saj – por nuk është shfaqur për publikun kurrë më parë.
Portreti i Bailey-t është pjesë e një ekspozite të ardhshme në Pallatin Kensington të Londrës, e cila bashkon dy shekuj fotografi mbretërore.
Duke promovuar ekspozitën, Pallat Historike Mbretërore thanë se Princesha Diana zgjodhi Bailey-n – i njohur për stilin e tij të guximshëm dhe minimalist – në një përpjekje për të “krijuar një identitet të ri fotografik për veten”.
Portreti tregon Dianën, atëherë në fund të të 20-ave, duke parë anash, pa buzëqeshje.
Ndërsa disa fotografi të tjera nga xhirimet u blenë nga Galeria Kombëtare e Portreteve të Britanisë, Bailey e ruajti këtë foto të veçantë për arkivat e tij.
Kujtojmë se Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1997, vetëm 37 vjeç.
Ekspozita e titulluar “Life Through a Royal Lens” është hapur për publikun nga data 4 mars./UBTNews/