UBT News

Portretet mahnitëse të mbretëreshave britanike do të shfaqen në Jubileun Platinum

Portretet mahnitëse të mbretëreshave britanike do të shfaqen në ekspozitë një muajshe për të shënuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabetë II.

Ekspozita e portreteve që do të mbahet në Londër, do të sjellë ngjashmëritë e shtatë mbretëreshave, nga Tudorët, dinastia që solli artin e imazhit për herë të parë në plan të parë, deri në ditët e sotme të familjes mbretërore, tha shtëpia e ankandit Sotheby’s në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

Në ekspozitë e cila do të mbahet nga data 28 maj e deri më 15 qershor, do të shfaqen gjithashtu edhe portretet e Mary, Mbretëreshës së Skocisë, Mbretëreshës Victoria, Mbretëreshës Anne, Mary I dhe Mary II, që janë huazuar nga koleksionet aristokrate dhe ato britanike.

Aktivitetet për Jubileun Platinum të Mbretëreshës, që do të mbahen në muajin qershor, përfaqësojnë një moment historik kulturor që shënon 70-vjetorin e saj në fron.

Përveç shfaqjes së portreteve mbretërore, Sotheby’s do të shënojë momentin historik me ekspozita të kuruara posaçërisht të bizhuterive dhe diademave të rralla aristokratike, si dhe libra dhe dorëshkrime me origjinë mbretërore.

Po ashtu do të organizohen edhe biseda, debate e shfaqje muzikore dhe dramtike të përqendruara rreth temave të artit dhe krijimtarisë, historisë, rinisë dhe së ardhmes, njoftoi Sotheby’s./UBTNews/

Exit mobile version