Një familje britanike “i shijoi rastësisht” pikturat me vaj të mjeshtrit holandez të shekullit të 17-të derisa një ekspert nga shtëpia e ankandeve Christie i vuri re ato.
Tani, veprat e fundit të portreteve të Rembrandt që do të shiten do të arrijnë shifrën nga 5 milionë deri në 8 milionë funte, kur të dalin në ankand në Christie’s në Londër muajin e ardhshëm.
Portretet ovale 20 centimetra të larta, që besohet se datojnë nga viti 1635, përshkruajnë një hidraulik të moshuar të quajtur Jan Willemsz van der Pluym dhe gruan e tij Jaapgen Carels.
Çifti ishin miq të familjes së artistit dhe të ardhur nga vendlindja e tij, Leiden në Holandë.
Një paraardhës i pronarëve aktualë i bleu pikturat në ankand në Christie’s në 1824, ku ato u renditën si Rembrandts dhe që atëherë ato kanë mbetur në të njëjtin koleksion.
Ndërsa mbetet për t’u parë nëse blerësi do të jetë privat apo muze, një gjë është e sigurt. Sipas Pettifer, “ato kanë qenë të paprekura gjatë gjithë jetës së tyre, kështu që ne po i shesim së bashku”./UBTNews/