Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama do ta vizitojnë Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për zbulimin e portreteve të tyre zyrtare në Shtëpi të Bardhë.
Portretet të cilat do të vendosen brenda Shtëpisë së Bardhë për dekadat e ardhshme, janë portretet e para zyrtare të shtuara në koleksionin e Shtëpisë së Bardhë qëkur presidenti i atëhershëm Obama mbajti një ceremoni emocionale për George W. Bush dhe Laura Bush në vitin 2012.
Nuk u dhanë detaje të tjera rreth portreteve të tyre që do të vendosen në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë kthimi i Obamës në Shtëpinë e Bardhë shënon një moment të rrallë që administrata aktuale dhe e kaluara u bashkuan dhe shikuan mbrapa trashëgiminë presidenciale./UBTNews/