Porto Palermo Festival po rikthehet me një edicion të katërt, duke sjellë një program të pasur artistik për natët e verës në kalanë e Porto Palermos. Ky aktivitet kulturor do të zhvillohet nga data 1 deri më 18 Gusht, duke sjellë në skenë 12 artistë të shquar në 12 mbrëmje magjike.
Festivali, i cili u ideua nga violinisti Olen Çesari, mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe synon të kombinojë zërat, meloditë, aktrimet dhe performancat e mrekullueshme të artistëve. Ministri i kulturës, Gonxhja, ka promovuar aktivitetin në rrjetet sociale, duke ftojtur publikun të përjetojë eksperiencën e shkëlqyer në ambientin e bukur të Kalasë së Porto Palermos.
Në këtë edicion, pritet të performojnë emra të njohur të muzikës dhe artistë të skenës shqiptare si Elina Duni, Eda Zari, Inva Mula, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Dren Abazi, si dhe artistë ndërkombëtarë si Manuela Villa, Lavinia Mancusi dhe të tjerë. Performanca e fundit do të mbahet nga krijuesi i festivalit, Olen Çesari, me violinën e tij të mahnitshme.
Porto Palermo Festival ka një traditë të rritur në organizim, duke përfshirë jo vetëm shfaqje brenda mureve të kalasë, por edhe në ambiente të hapura në qytetin e Himarës, duke promovuar kështu turizmin kulturor në zonën e jugut të Shqipërisë. Ky festival synon të përforcojë një eksperiencë të paharrueshme për dashamirët e muzikës dhe të kulturës, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend./UBTnews/