Interi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Portos të zhvilluar dy javë më parë në stadiumin “Giuseppe Meazza”, por “Neroazzurrët” kanë edhe 90 minuta të tjerë sonte në “Dragao” për ta ruajtur këtë rezultat dhe për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadra vijnë në këtë ballafaqim me disa mungesa të rëndësishme. Marcelo, Joao Mario, Meixedo dhe Otavio i mungojnë skuadrës portugeze, ndërsa Inzaghi nuk ka në dispozicion shërbimet e Robin Gosenz, ndërsa në dyshim është edhe dyshja Correa dhe Milan Skriniar.
Për këtë ndeshje e cila nis nga ora 21:00, këto janë formacionet e mundshme:
Porto (4-2-3-1) – Costa; Mario, Pepe, Marcano, Sanusi; Grujic, Uribe; Franco, Namaso, Aquino; Taremi
Inter (3-5-2) – Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Martinez