Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano e ka kritikuar ashpër Gianluigi Donnarumman pse iu bashkua Paris Saint-Germainit, duke thënë se portieri më i mirë në botë nuk shkon në PSG.
Paris Saint-Germain njoftoi dje për afrimin e heroit të Italisë në Euro 2020. Donnarumma ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me gjigantin francez, raporton Gazeta Express.
Portieri 22-vjeçar iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Milani, pasi nuk kishte qenë në gjendje të arrinte marrëveshje për vazhdimin e kontratës e cila i mbaroi më 30 qershor.
Cassano, ish-sulmuesi i Milanit, e ka kritikuar Donnarumman pse e ka zgjedhur PSG-së para ndonjë ekipi të madh dhe tradicional evropian.
“Përse, a është ai portieri më i mirë në botë, a nuk e kërkonin Bayern Munich, Real Madridi dhe Barcelona?” tha Cassano për Bobo TV.
“(Manuel) Neuer është 36 vjeçar, nëse ai është portieri më i mirë tani, lë të garojë me (Thibaut) Courtois dhe (Marc-Andre) Ter Stegen dhe le t’i largojë ata. Por ai e bëri të kundërtën, shkoi në PSG”, shtoi ai.
Në Paris, Donnarumma do të luftojë për një vend në portë me veteranin Keylor Navas.