UBT News

Portieri më i mirë është Donnarumma, italiani i PSG-së fiton trofeun Lev Yashin: “Një vit i pabesueshëm”

Një mbrëmje speciale për Gianluigi Donnarumma, i cili përfundoi në vendin e dhjetë në Topin e Artë 2021 dhe fitoi çmimin Yashin të rezervuar për portierin më të mirë. “Ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua, duke filluar nga kualifikimi në Champions League me Milanin, pastaj Kampionatin Evropian me të cilin u dhamë gëzim të gjithë italianëve dhe vetes. Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Dhe më pas ishte fati që unë kaloi te Psg, sepse ky klub më ndjek prej vitesh. Falënderoj presidentin dhe drejtorin (Leonardo, ed.) për besimin që më ka dhënë dhe po më jep. Shpresoj t’ia kthej në fushë, shpresoj për të fituar shumë trofe me këtë fanellë”.

Portieri i përfaqësueses italiane, kampione e Europës në fuqi, ka mundur kështu konkurencën e rivalëve Ederson të Manchester City, Eduard Mendy, kampion Europe për klube me Chelsea, Manuel Neuer të Bayern Mynih dhe Jan Oblak të Atletico Madrid.

https://player.boostplatforms.com/video?id=1638217945788

Exit mobile version