UBT News

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Exit mobile version