Atletëve rusë dhe bjellorusë duhet t’iu ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024 përderisa Moska nuk i tërheq forcat e saj jashtë Ukrainës, deklaroi Polonia. Kjo deklaratë erdhi pas planeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për t’i lejuar të garojnë si neutralë.
“Ne besojmë fuqishëm se tani nuk është koha që t’u hapet rrugë atletëve rusë dhe bjellorusë të rikthehen në Lojërat Olimpike në asnjë status”, njoftoi Ministria e Jashtme e Polonisë./UBTNews/