UBT News

Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë në Botërorin “Katar 2022”

Kombëtarja e Polonisë nuk do ta luajë ndeshjen e fazës kualifikuese të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” kundër Rusisë, për shkak të sulmeve ushtarake të kësaj të fundit drejt Ukrainës, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë.

Të dy këto kombëtare do të përballen më 24 mars, ku ndeshja është paraparë të zhvillohet në Moskë, ku më pas fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin mes Suedisë dhe Republikës së Çekisë.

Sidoqoftë, për shkak të ndërhyrjes së agresorit rus në shtetin e Ukrainës, Polonia është duke refuzuar që të zhvillojë ndeshjen kundër Rusisë.

“S’ka më fjalë, koha për vepra! Për shkak të eskalimit të situatës nga Federata e Rusisë drejt Ukrainës, Kombëtarja e Polonisë nuk ka për qëllim që të luajë ndeshjen eliminatore mes Polonisë dhe Rusisë. Ky është vendimi i vetëm më i mirë. Ne jemi në bisedime me Federatat e Sudisë dhe Republikës së Çekisë që të ndajmë të njëjtin qëndrim te FIFA”, tha Cezary Kulesza, presidenti i Federatë së Futbollit të Polonisë.

Po ashtu, krahas këtij vendimi të Kulesza ka shprehu përkrahje edhe ylli polak Robert Lewandowski, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter tregoi që nuk dëshiron të luajë kundër Rusisë.

Postimin e Lewandowskit dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Polonisë e gjeni më poshtë.

Postimi i Cezary Kulesza

Postimi i Robert Lewandowskit

Exit mobile version