UBT News

Polonia kërkon raketa me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën pas sulmeve vdekjeprurëse

Ministri i Jashtëm polak u bëri thirrje aleatëve që të dorëzojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të shënjestrojë “vendet e nisjes dhe qendrat e komandës” mes një vale të re sulmesh ruse.

Kryediplomati i Polonisë, Radosław Sikorski, shkroi në rrjete sociale se Perëndimi duhet të përgjigjet “në gjuhën që Putini e kupton”.

Polonia është ndër aleatët më besnik të Ukrainës dhe administrata e re në Varshavë dyfishoi mbështetjen politike për vendin fqinj.

Sikorski tha gjithashtu se përgjigja ndaj Rusisë duhet të pasohet me “shtrëngimin” e sanksioneve perëndimore kundër Moskës në mënyrë që ajo “të mos mund të prodhojë armë të reja me komponentë kontrabandues”.

I emëruar në dhjetor si ministër i jashtëm i Polonisë në qeverinë e re pro-BE, Sikorski zgjodhi Ukrainën për vizitën e tij të parë jashtë vendit, ku tha se perëndimi duhet të “mobilizojë” ekonominë e tij për të armatosur Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version