Më shumë se 12 mijë civilë janë vrarë deri më tani në pushtimin rus të Ukrainës, tha shefi i policisë së Ukrainës, Ihor Klymenko, në një intervistë të hënën me agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine.
75% e viktimave ishin burra, 2% ishin fëmijë dhe 23% e mbetur ishin gra, tha ai.
“Këta janë civilë, këta njerëz nuk kanë të bëjnë fare me ushtrinë apo zbatimin e ligjit”, theksoi Klymenko. Deri më tani, një mijë e 200 prej viktimave nuk janë identifikuar ende.
Më shumë se një mijë e 500 trupa u gjetën në zonën rreth kryeqytetit, Kiev, pasi trupat ruse u tërhoqën në fund të marsit. Zbulimi i varreve masive dhe kufomave të lidhura në periferi të Buçës shkaktoi një protestë ndërkombëtare.
OKB-ja deri më tani ka regjistruar katër mijë e 300 të vdekur civilë. Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. /UBTNews/