UBT News

Policia sekuestron armë, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, aktiviteti është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësi të tjera policore, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar janë sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera që dyshohet se janë përdorur ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë bashkëpunimin duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes adresës elektronike zyrtare./A.K/

Exit mobile version