UBT News

​Policia sekuestron armë në një vilë në Brezovicë, i dyshuari në arrati

Njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve të Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion hetimor në fshatin Brezovicë lidhur me dyshime për mbajtje të paautorizuar të armëve.

“Gjatë kontrollit të realizuar në një vilë në zonën turistike të Brezovicës, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy pushkë ajrore, pesë karikatorë për pushkë automatike, njëzet e një fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit policor, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar procedim të mëtejmë ligjor.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk është kapur në vendngjarje gjatë kontrollit dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet./S.K/KP/

Exit mobile version