Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ndodhi dje në Gjilan e ku si për pasojë vdiq një 28-vjeçar.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë, teksa pasagjeri i veturës po ashtu ka pësuar lëndime të rënda.
“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, njofton policia.