UBT News

Policia për pesë ditë shqipton 1 mijë e 281 gjoba për kundërvajtësit

Policia e Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 281 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë kësaj jave ka vazhduar me implementim të planit operativ “Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve” ku në kontrolle teknike në Qendrën e Kontrollimit Teknik (QKT) janë dërguar katër dhjetë e shtatë (47) automjete nga të cilat katër dhjetë e tre (43) me procesverbal nga QKT janë konstatuar me parregullsi teknike. Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku dhe janë ndërmarrë masa ligjore ndaj vozitësve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

Hetim i trembëdhjetë (13) aksidente të komunikacionit me të lënduar,

Konfiskuar nëntëmbëdhjetë (19) patentë shoferë,

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Exit mobile version