UBT News

Policia nis kontrolle të shtuara për kamionë dhe autobusë

Në kuadër të planit operativ ROADPOL 2026, Policia e Kosovës ka nisur nga sot një aksion për kontrollin e shtuar të mjeteve tëtransportit të mallrave dhe udhëtarëve. Ky aktivitet, i cili do të zgjasë deri më 15 shkurt 2026, synon rritjen e sigurisë rrugore në të gjitha rrugët e vendit përmes mbikëqyrjes strikte të kamionëve dhe autobusëve.

“Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke filluar nga sot deri me 15 shkurt 2026 do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë se Kosovës.

Duke qenë se shoferët e këtyre mjeteve konsiderohen profesionistë, Policia kërkon që të njëjtit të shërbejnë si model në respektimin e rregullave të trafikut dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve.

Exit mobile version