UBT News

Policia në Prizren shqiptoi 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave

Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë.

Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.

 “Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Ndërsa në dy raste janë asistuar Inspektorët”, njofton policia.

Exit mobile version