Ministri brazilian i Drejtësisë, Anderson Torres, njoftoi të mërkurën vonë se mbetjet njerëzore u gjetën në zonën ku vazhdojnë kërkimet për një gazetar britanik dhe një ekspert indigjen.
Askush nuk ka dëgjuar nga Dom Phillips dhe Bruno Pereira që në fillim të këtij muaji.
“Kohët e fundit, policia federale më informoi se mbetjet njerëzore u gjetën në vendin e gërmimeve“, shkroi Torres në Twitter.
Duke vënë në dukje se oficerët që kryejnë hetimin do të mbajnë një konferencë për shtyp, ai tha se eshtrat do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.
Sipas Eduardo Alexandre Fontes, kreu i policisë federale në shtetin Amazonas të Brazilit, Amarildo da Costa de Oliveira, dhe vëllai i tij Oseney, u arrestuan si të dyshuar për zhdukjen e Phillips dhe Pereira dhe Amarildo, gjithashtu pranuan vrasjen e dy burrave, që çoi në zbulimin e eshtrave.
Fontes, tha në një konferencë shtypi se gjetjet tregojnë se Phillips dhe Pereira janë vrarë me armë zjarri, por shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet në përputhje me hetimet.
Shefi i policisë vuri në dukje se një i dyshuar i tretë mund të jetë përfshirë në vrasje bazuar në rrëfimin e Amarildo.
Phillips, 57 vjeç, i cili punoi për gazetën britanike The Guardian dhe udhëtoi në rajon për të shkruar një libër mbi popujt indigjenë në Amazonë dhe Pereira, 41, eksperte në Fondacionin Kombëtar Indigjen të lidhur me qeverinë, janë zhdukur që nga 5 qershori i këtij viti. /UBTNews/