UBT News

Policia Metropolitane e Britanisë do të ‘rishikojë’ pretendimet kundër Jeffrey Epstein

Policia Metropolitane e Britanisë ka konfirmuar se do të “rishikojë” akuzat kundër Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell të nxjerra në dritë në një hetim të ri nga Channel 4 News.

Channel 4 News tha se hetimi gjeti “më shumë se gjysmë duzine pretendimesh se gra dhe vajza të reja pretendohet të jenë shënjestruar, trafikuar, abuzuar seksualisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein dhe Maxwell, për një periudhë që zgjati më shumë se nje dekade.”

Raporti tha se veprat e pretenduara përfshijnë shumë sulme seksuale dhe përdhunime.

Epstein, pedofili multi-milioner ishte dënuar, pasi u akuzua nga prokurorët federalë amerikanë të trafikimit seksual, vdiq në një qeli burgu të Nju Jorkut në 2019 ndërsa priste gjyqin. Shkaku i vdekjes së 66-vjeçarit ishte vetëvrasja me varje.

Maxwell, një socialiste britanike dhe ish-bashkëpunëtore e Epstein mund të ketë gjyqin në vjeshtë. Prokurorët federalë thonë se ajo rekrutoi dhe abuzoi një vajzë 14-vjeçare për të kryer akte seksuale nga 2001 në 2004.

Ghislaine Maxwell gjatë një seance gjyqësore mbi një akuzë të re në gjykatën federale Manhattan në New York City.

Ajo gjithashtu ishte akuzuar më parë nga prokurorët federalë për komplot dhe joshjen e të miturve për për të kryer veprime të paligjshme dhe transportimin e të miturve për t’u përfshirë në veprimtari kriminale seksuale për pretendimin e abuzimit dhe rekrutimit të vajzave të mitura nga 1994 deri në 1997. Ajo është deklaruar e pafajshme për trafikim dhe akuzat e tjera.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një vëzhgim intensiv të mediave në lidhje me marrëdhëniet e Princit Andrew me Epstein, të cilin ai e kritikoi në një intervistë me BBC në 2019. Intervista përfshiu akuzat se princi kishte pasur takime seksuale me një vajzë të mitur, të cilat ai i mohon .

Dokumentari vë në dyshim nëse policia në Londër ndaloi hetimin e kundër Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell për shkak të miqësisë së tyre me djalin e mbretëreshës.

Fotografi tregon Princin Andrew me akuzuesen e Jeffrey Epstein, Virgina Guifre dhe Ghislaine Maxwell.

Nazir Afzal, një ish-kryeprokuror në Anglinë Veriperëndimore, ra dakord që Epstein dhe Maxwell ndoshta u trajtuan ndryshe nga të dyshuarit e tjerë të abuzimit seksual për shkak të miqësisë së gjatë me Andrew, një anëtar i vjetër i familjes mbretërore.

Shërbimi i Policisë Metropolitane (SHPM) tha në një deklaratë se “gjithmonë i merr seriozisht pretendimet e akuzave seksuale dhe shfrytëzimit”.
“Ne gjithmonë do të shqyrtojmë çdo informacion të ri dhe do të rishikojmë informacionin e dërguar tek ne nga Channel 4”, shtoi deklarata.

Sipas Channel 4 News, ekspertët ligjorë të cilët rishikuan pretendimet e marra nga shtypi britanik i lajmeve thanë “pretendimet ofrojnë arsye të qarta për një hetim dhe akuzuan Policinë për dështimin në detyrën e tyre ligjore për të filluar një hetim të plotë penal”.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version