UBT News

Policia me njoftim të rëndësishëm në 15 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjatë realizimit të aktiviteteve festive, për arsye të lëvizjeve të personaliteteve dhe pjesëmarrësve në shënimin e kësaj ngjarjeje, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Sipas Policisë, nga data 16 shkurt deri me 18 shkurt 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me një delegacion shoqërues të Presidencës.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare. Po ashtu, me rastin e shënimit të ‘15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës’, gjatë realizimit të aktiviteteve festive lidhur me këtë shënim, për arsye të lëvizjeve të personaliteteve dhe pjesëmarrësve në shënimin e kësaj ngjarjeje, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version