UBT News

Policia inspekton zbatimin e masave në palestrat e rajonit të Mitrovicës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon inspektimin, për të parë se a po zbatohen masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë, COVID-19.

“Përveç angazhimeve tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër palestra sportive e salla fitnesi, me ç’rast këto veprimtari sportive janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave”, thuhet në njoftimin policisë.

Sipas policisë, bazuar në gjendjen faktike, zhvillimi i aktiviteteve fizike në këto veprimtari ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për veprimtari sportive.

Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.

Exit mobile version