UBT News

Policia gjen dy parcela me 60 bimë kanabis në Koshare

Policia e Kosovës në zonën e Kosharës ka zbuluar dy plantacione me bimë që dyshohen të jenë të llojit kanabis dhe në të dy parcelat janë gjetur 60 bimë me gjatësi nga 50 cm deri në 120 cm.

I gjithë ky aksion u krye gjatë realizimit të të Planit Operativ ‘Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike’, ndërsa në vend të ngjarjes menjëherë dolën edhe njësitet policore të Gjakovës, njofton Klankosova.tv.

Veprimet policore janë bërë  në koordinim  me prokurorin e  Prokurorisë Themelore-Gjakovë, pas konsultimit më të është iniciuar rasti ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Të gjitha bimët e gjetura janë shkatërruar duke i djegur, ndërsa rasti do vazhdon të hetohet edhe më tej për zbardhjen e detajeve të reja.

Policia e Kosovës për realizimin e këtij plani operativ ka bashkëpunuar dhe marrë mbështetje nga Policia e Shqipërisë.

Exit mobile version