UBT News

​Policia gjen armë të fshehura në një pyll në Zveçan

Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare të Kosovës në fshatin Junake të Komunës së Zveçan, ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili tha se janë gjetur një pushkë gjysëm-automatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat.

Sipas zyrtarit policor ende nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

/S.K/KP/PK

Exit mobile version