Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë se Kosovës, në Merdare ka ndaluar një person, në veturën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar rreth shtatë kilogram marihuanë në vlerë 35 mijë euro.
Polica njofton se ka kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, ku janë gjetur disa prova materiale të cilat edhe janë sekuestruar.
Provat materiale të sekuestruara janë; 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime), 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €). Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.
