Vetura të shumta me serbë ia kanë mësyrë Gazimestanit për të marrë pjesë kremten e Vidovdanit.
Kjo ngjarje ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në hyrje të Gazimistanit ua kanë konfiskuar disa bluza disa të rinjve serb e të cilat konsideroheshin si provokim dhe nxitje të urrejtjes.