Policia e Kosovës vazhdon të shqiptojë gjoba në bazë të fotografive të dërguar nga qytetarët.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe ndaj një automjeti të Policisë së Kosovës i cili është fotografuar duke bërë shkelje të rregullave në trafik.
Policia ka bërë edhe njëherë apel te qytetarët që të respektojnë të gjithë pa dallim funksioni rregullat në trafik.
“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policorë apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës