Policia belge ka gjetur piktura të vjedhura të Picassos dhe Chagallit në një bodrum në qytetin e Antwerpit të Belgjikës, thanë autoritetet lokale të martën, duke shtuar se veprat e artit janë në gjendje të mirë.
“Tête” e Picasso-s dhe “L’homme en prière” e Chagall-it, u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në vitin 2010 dhe kapin vlerën 900 mijë dollarë.
Në momentin e vjedhjes janë grabitur edhe bizhuteri në vlerë 680 mijë dollarë, por janë gjetur vetëm pikturat.
Policia lokale kishte nisur një hetim kur një burim i informoi se një shtetas belg po i ofronte të dyja veprat e artit për shitje. Prokurori vendas tha se i dyshuari kryesor është arrestuar. /CNN