UBT News

Policia apelon qytetarët t’i respektojnë masat antiCOVID, në të kundërtën pasojnë gjobat

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat antiCOVID, në të kundërtën thonë se do të shqiptojnë gjoba ndaj atyre që s’i respektojnë masat.

Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., për të realizuar objektivat policore përfshirë respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik.

“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, andaj në vazhdimësi apelon te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave në fuçi, të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart, në të kundërtën do të detyrohet që si masë ligjore të aplikojë shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version