Pas rikthimit të madh të madrilenëve ndaj PSZH, trajneri Maurisio Poketinjo mendon se në golin e parë të Real Madridit kishte faull ndaj portierit të parisienëve. Real Madridi eliminoi Paris Sen Zhermenin në ndeshjen e raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2, por sipas Poketinjos, sulmuesi Karim Benzema e faulloi Xhianluixhi Donaruman.
“Pyes veten se çfarë po bën VAR-i, për mua ka një faull ndaj Donarumma. Është turp, sepse kur e sheh sërish aksionin, është faull”, ishin fjalët e trajnerit të PSZH-së pas ndeshjes.
Sipas tij goli ishte i parregullt dhe se ai gol ndryshoi gjithçka.
“Më pas ndeshja ndryshoi. Ai gol ndryshoi gjithçka. Mendoj se është e pamundur të mos flasim për këtë gabim të madh”, vazhdoi Poketinjo.
Pas kësaj disfate parisienët do fokusohen në Ligue 1 dhe në Kupën e Francës.