UBT News

Pogba kërcënohet nga gangsterët

Futbollisti i mirënjohur, Paul Pogba thotë se po kërcënohet nga gangsterët të cilët sipas tij po përpiqen ta zhvatin atë.

Policia në Francë ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet e futbollistit, sipas Agjencisë së Lajmeve AFP. Sipas tij, ata e kërcënuan me pushkë dhe i kërkuan 11 milionë funta.

Akuzat erdhën pasi vëllai i Pogba, Mathias publikoi një video të çuditshme në internet të shtunën mbrëma – në katër gjuhë (frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht) – duke premtuar ‘zbulime të mëdha’ për yllin e Juventusit./UBTNews/

Exit mobile version