Paul Pogba me shumë gjasa do të qëndrojë te Manchester United deri në fund të sezonit.
Edhe pse u fol se francezi mund të largohet në janar, duket se nuk do të jetë kështu.
Drejtuesit e United janë të vetëdijshëm se që nga dita e parë e vitit 2022, ai mund të negociojë me klube të tjera dhe të shkojë në verë pa kompensim.
Megjithatë, siç raporton ESPN, ata nuk do të diskutojnë për shitjen e tij në janar, nëse francezi nuk i informon se nuk është gati të zgjasë kontratën.
Pogba është jashtë fushës që nga nëntori për shkak të një dëmtimi të muskujve të kofshës dhe siç janë gjërat, ai është i gatshëm të provojë me menaxherin e përkohshëm, Ralph Rangnik.
Për shërbimet e tij janë interesuar Paris Saint-Germain, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.