UBT News

Poezia prekëse për ndarjen nga Teodor Keko

“Mbi ne ra ndarja si një dëborë” është një ndër poezitë më të bukura të Teodor Kekos, e cila trajton një tematikë mjaft të dhimbshme, ndarjen. Përgjatë gjithë poezisë, ndihet dhimbja e autorit që nuk do të ketëmë kontakte me vajzën që do, ndërkohë në kontrast me këto vargje qëndron strofa e fundit.

Në këtë strofë, autori, përkundër gjithë dhimbjes së vargjeve të mëparshme, tregon se ndarja e tyre duhet të jetë e paqtë dhe të mos bëhen qaramanë pëçfarë ka ndodhur, madje ta shohin njëri-tjetrin pa urrejtje.

“Mbi ne ra ndarja si një dëborë

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Un
ë s’e di.
Ne u prish
ëm për hiçgjë,
edhe gjat
ë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
N
ëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelude do bjer
ë nga qielli,
nj
ë dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
t
ë na thotë jeta ne: “Harro!
Do t
ë mbesim anonimë,
do t
ë jemi ne përemra,
Un
ë “Ai” dhe ti “Ajo”.

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjith
çka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dal
ëngadalë,
uj
ërat u ndotën, lumenjtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye 
ëndrra ty dhe mua.
Ndonj
ë ditë nëpër botë,
syt
ë tanë kur të takohen,
s’do t
ë ketë urrejtje brenda.

Exit mobile version