Ish-trajneri i Espanyolit dhe Tottenhamit, Mauricio Pochettino, së fundmi në një intervistë ka folur për aventurën e tij te Paris Saint-Germain, ku edhe ka treguar se si Liga e Kampionëve ka ndikuar që ai mos të ketë sukses në “Parc des Princes”.
Po ashtu, Pochettino akuzoi Real Madridin se nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në mënyrë të pastër por me ndihmën e VAR-it.
Trajneri argjentinas tha se në Paris, obsesioni i vetëm është Liga e Kampionëve, dhe nëse nuk e fiton atë atëherë je sinonim i dështimit.
“Gjithçka është e përqendruar në Ligën e Kampionëve dhe ndonjëherë kjo shpërqendron pak sepse duke sikur ekziston vetëm Liga e Kampionëve. Në garat e tjera superioriteti i PSG-së duket i garantuar. Obsesioni është Liga e Kampionëve, dhe çdo gjë që nuk përfshin fitoren Ligës së Kampionëve është sinonim i dështimit”, tha Pochettino.
Megjithatë ai beson se ishte fatkeq. Pochettino u eliminua nga Manchester City në gjysmëfinale në sezonin e tij të parë, përpara se një rikthim i famshëm i Real Madridit të eliminonte PSG-në në edicionin më të fundit.
Pochettino e kujtoi padrejtësinë e ndeshjes që ndodhi para syve të tij, ku një faull që nuk u dha ndaj Gianluigi Donnarumma i kushtoi skuadrës së tij me gol nga Karim Benzema.
“Mendoj se ishte një faull dhe nëse do ta rishikonin në VAR, do të flisnim për diçka tjetër, për eliminimin e Madridit”, tha Pochettino.
Real Madridi e eliminoi Paris Saint-Germain në raundin e eliminatoreve në Ligën e Kampionëve, ku brenda dy ndeshjeve rezultati tregonte 3:2 në favor të gjigantit spanjoll.