UBT News

Pochettino më afër se kurrë që të bëhet trajner i Chelseat

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, takimi vendimtar u zhvillua të hënën në Barcelonë që Mauricio Pochettino të bëhet trajneri i ri i Chelseat, pasi marrëveshja është në fazën përfundimtare mes dy palëve.

Pochettino tani është më afër se kurrë që të merr detyrën e trajnerit te Chelseat, pas bisedimeve pozitive në Spanjë ku u diskutuan detajet finale.

Bisedimet kanë hyrë në fazën finale, ku tani ka mbetur vetëm të dërgohet kontrata formale, të kontrollohet dhe më pas të nënshkruhet.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Pochettino do ta fillojë punën si trajner i Chelseat në fund të këtij sezoni, dhe jo menjëherë.

Exit mobile version