Mauricio Pochettinos nuk po i ec mirë aventura si trajner i Chelsea-t.
Në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Pochettino ka një bilanc prej vetëm një fitoreje, dy barazimeve dhe tre humbjeve te Chelsea.
Tani, trajneri argjentinas ka komentuar rezultatet negative të “Bluve”, duke thënë se nuk është edhe aq keq sa e kishte menduar ai.
“Jam i sigurt që ne e kemi kapacitetin për ta rregulluar këtë gjë. Nuk është aq keq sa e kam menduar. Gjithmonë e kemi ditur se projekti i ri është gjithnjë i vështirë. Kjo periudhë, duket sikur të gjithë janë kundër nesh sepse paraqitjet meritojnë më shumë pikë”, tha Pochettino.
Chelsea i rikthehet aksionit nesër ku në Carabao Cup do të përballet me skuadrën e Brightonit me fillim nga ora 20:45.