UBT News

Pochettino kërkon këta dy lojtarë nëse emërohet trajner i Manchester United

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino ka kërkuar nga Manchester United për të nënshkruar me Kieran Trippier të Atletico Madridit dhe Jules Kounde të Sevillas, nëse emërohet si trajner, raporton “La Razon”.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Pochettino është favoriti kryesorë për ta zëvendësuar të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer.

Ndërkaq, raportohet se krerët e “Djajve të Kuq” do të presin deri në fund të këtij sezoni për të emëruar një trajner permanent, pasi që momentalisht kanë vënë në krye ndihmësin Michael Carrick.

Pochettino kishte punuar me Trippier gjatë kohës së tij si trajner i Tottenham, kurse Kounde ka arritur të tërheqë vëmendje nga shumë gjigandë evropianë, ku këtë verë ishte shumë pranë kalimit te Chelsea.

Exit mobile version