João Félix raportohet se nuk do të qëndrojë në Chelsea sezonin e ardhshëm pasi mësohet se trajneri i ri i Bluve nuk e ka atë në planet e tij.
Kështu ka thënë sot presidenti i Atletico Madridit, Cerezo i cili ka thënë se lojtari do të kthehet në Atletico Madrid dhe pastaj do të merret një vendim i ri për të ardhmen e tij.
“Ne jemi informuar 24 orë më parë se Pochettino nuk llogaritë në João Félix për projektin e Chelseat. Ai do të kthehet këtu te Atlético dhe do të shohim. Nuk kemi planifikuar asgjë”, tha presidenti i Atléticos.
Marrëveshja e huazimit mes Atletico Madridit dhe Chelseat nuk përfshin opsionin e blerjes dhe për çdo vendim tjetër palët duhet të ulen për të diskutuar sërish.