UBT News

Pochettino gëzon tifozët e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se Christopher Nkunku është në një rrugë të mirë drejt rikuperimit nga lëndimi i tij.

Pochettino tha se Nkunku është shumë afër të rikthehet nga lëndimi, dhe tha se ylli francez mund të jetë i gatshëm pas ndeshjeve me kombëtare të muajit nëntor.

“Christopher Nkunku është duke punuar shumë mirë tani, dhe ai është i gatshëm për ta bërë rikthimin e tij në fushë. Sa më shpejtë që të jetë e mundur ne do të llogarisim në të. Ai është një lojtar tejet i rëndësishëm për ne dhe për projektin tonë. Ndoshta ai do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve me kombëtare të muajit nëntor”, tha Pochettino.

Padyshim, ky është një lajm tejet i mirë për Chelsean.

Exit mobile version